12 Prill, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Hapet Rruga e Arbrit/ ARRSH: Shembja për shkak të punimeve që po kryhen

Rruga e Arbrit është e hapur plotësisht përqarkullimin e mjeteve. Pas shembjes së njëmasivi dheu e gurësh, ndërhyrja për lirimin e aksit ishte e mënjehershme. Sipas burimeve nga ARRSH-së shembja e masivit në rrugën e Arbërit, nuk ishte e papritur pasi kompania po kryente punime.

Në një njoftim të dhënë nga kompania thuhet se “Në kuadër të punimeve të sistemimit dhe rivitalizimit të skarpatave në Shkallën e Tujanit” janë duke u kryer punime për mbrojtjen e skarpatave, për ta bërë rrugën të sigurt për qarkullim. Për materialet që bien në këtë zonë ndërhyhet menjëherë për largimin e tyre dhe hapjen e qarkullimit. Kjo gjë ndodh në momente të caktuara dhe periudha të shkurtra kohore duke sjellë edhe ndalimin e qarkullimit. Menaxhimi i qarkullimit rrugor po bëhet nga punonjësit e kompanisë dhe policisë rrugore.Kompania që po kryen punimet në rrugë ka njoftuar më herët qytetarët për këtë ndërhyrje, duke kërkuar edhe kujdesin e tyre gjatë përdorimit të aksit. Drejtuesit e ARRSH dhe të kompanisë që po kryen punimet kanë kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.

Aktualisht aksi është plotësisht i kalueshëm për automjetet, megjithatë autoritetet kërkojnë të bëhet kujdes i vazhdueshëm gjatë qarkullimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *