24 Mars, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Impianti diellor i Karavastasë prodhon megavat-orët e para të energjisë

Voltalia, një gjigand ndërkombëtar në energjitë e rinovueshme, njoftoi këtë të hënë fillimin e prodhimit të energjisë nga centrali diellor i Karavastasë, në qarkun e Fierit.

Me një kapacitet total prej 140 megavat, termocentrali i Karavastasë mund të prodhojë energji elektrike të barabartë me konsumin e 220,000 njerëzve.

I gjithë kapaciteti i termocentralit sigurohet nga kontratat afatgjata të shitjes së energjisë elektrike me aktorë publikë dhe privatë. Gjysma e energjisë stë prodhuar nga centrali i shitet shtetit shqiptar, me cmimin minimal 24.89 euro për megavat-orë. 

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që janë përfshirë në realizimin e këtij projekti, në veçanti Këshillit të Ministrave Shqiptarë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, konsorciumit bankar nën drejtimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). dhe ekipet Voltalia”, thotë Sébastien Clerc, CEO i Voltalia.

Investimi total në projektin e Karavastasë vlerësohet në 135 milionë euro (142 milionë dollarë) u bashkëfinancua nga BERZH, Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), Intesa Sanpaolo Bank Albania, Privredna Banka Zagreb dhe nga burimet e veta të Voltalia. Zhvilluesi francez i termocentralit po planifikon gjithashtu një park diellor 100 MW në zonën e Spitallës pranë qytetit bregdetar të Durrësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *