14 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Inceneratori i Elbasanit, Sula: 310 mijë euro një serë me plasmas! Punoi vetëm 2 javë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur diën e sotme në kuvend lidhur me inceneratorin e Elbasanit.

Sula u shpreh se inceneratori punoi dy javë për zgjedhjet e 14 majit, vetëm për ti hedhur hi sy shqiptarëve, ndërsa është shprehur se shpenzimet që janë financuar nga AZHBR për inceneratorin as 31 mijë euro nuk janë.

Unë si deputet i qarkut të Elbasanit, sfidoj ju qeverinë, mazhorancën nëse inceneratori i Elbasanit punon pas datës 14 maj  jap dorëheqjen. Punoi vetëm 2 javë para 14 majit për ti hedhur hi sy shqiptareve sepse u bënë mal plehrat në Elbasan dhe nuk punon inceneratori. Pyetja ime është e drejtpërdrejtë: A vlen kjo serë me plastmas e inceneratorit 310 mijë euro i financiar nga AZHBR, as 31 mijë euro nuk vlen‘- tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *