8 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Lëvizja Bashkë protestë për minimumin jetik/ Qori: Edi Rama u puth duar e këmbë oligarkëve

Dhjetra aktivistë të Lëvizja BASHKË protestuan ditën e sotme para Parlamentit duke i kërkuar deputetëve të miratojnë projekt-ligjin për Minimunin Jetik. Për këtë iniciativë lëvizja Bashkë ka mbledhur mbi 21 mijë firma nga qyetetarët.

“Në vitet ’30 të shekullit të kaluar Migjeni shkruante poezi dhe rrëfime të shkurtra për varfërinë. Ne jemi akoma në kushtet ku të varfrit i jepet e njëjta përgjigje si në tregimin e Migjenit: ‘Zoti të dhashtë!” deklaroi Arlind Qori.

Sipas tij, shqiptarët po ikin nga sytë këmbët në Gjermani, Amerikë e mbrapa diellit, për të punuar nga 2-3 punë, që të mbajnë veten, fëmijët dhe bashkëfamiljarët në Shqipëri.

“Edi Rama është arrogant me popullin, por nuk guxon të kundërshtojë oligarkët që u puth duart dhe këmbët. Ai nuk guxon ndaj Samir Manes, Shefqet Kastratit, Salillarit, Ulajt apo kriminelëve. Edi Rama është ordinancë e interesave të ulëta të oligarkisë ekonomike dhe nëntokës kriminale,” u shpreh kreu i Lëvizjes Bashkë gjatë protestës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *