25 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Me Ramën në Kuçovë, kush është njeriu i familjes së Erdogan dhe “truri” i dronëve

Mes të pranishmëve sot në Kuçovë për inagurimin e bazës së NATO-s ishte edhe Haluk Bayraktar, CEO i kompanisë turke “Baykar” që prodhon dronët që ka marrë në përdorim Shqipëria.

Haluk Bayraktar duket se ka udhëtuar vetë sot për të bërë dorëzimet apo me porosi të Erdoganit. Gjatë ceremonisë së zhvilluar sot në Kuçovë, Edi Rama është parë disa herë të fotografohet me të e të qëndrojë afër duke biseduar.

Haluk Bayraktar është vëllai i Selçuk Bayraktar, i cili është martuar me vajzën e Presidentit Erdogan, Summeye.

Selçuk Bayraktar konsiderohet si truri i teknologjisë së dronëve në Turqi, i cili pas studimeve në Amerikë u kthye dhe nisi provat për prodhimin e tyre më shumë se një dekadë më parë. S

Selçuku është tani në Parlamentin e Turqisë dhe ka statusin e dhëndrit të Presidentit Erdogan, ndërkohë që përfaqësimin e kompanisë ia ka lënë vëllait të tij, Halukut.

Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *