14 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Miliarderët nuk paguajnë pothuajse asnjë taksë. Një taksë globale prej vetëm 2% mund të mbledhë 250 miliardë dollarë

Qeveritë duhet të hapin një front të ri në goditjen ndërkombëtare të evazionit fiskal me një taksë minimale globale për miliarderët, e cila mund të mbledhë 250 miliardë dollarë në vit, tha të hënën Observatori Tatimor i BE-së.

Nëse mblidhet, shuma do të ishte ekuivalente me vetëm 2% të pasurisë prej afro 13 trilion dollarësh të zotëruar nga 2700 miliarderët në mbarë botën, tha grupi kërkimor i organizuar në Shkollën Ekonomike të Parisit.

Aktualisht, miliarderët paguajnë në mënyrë efektive shumë më pak taksë personale sesa tatimpaguesit e tjerë me mjete më modeste, sepse ata mund të parkojnë pasurinë në kompani guackë që i strehojnë nga tatimi mbi të ardhurat, tha grupi në Raportin e tij Global të Evazionit Tatimor 2024.

“Sipas këndvështrimit tonë, kjo është e vështirë të justifikohet sepse rrezikon të minojë qëndrueshmërinë e sistemeve tatimore dhe pranueshmërinë sociale të taksave,” u tha gazetarëve drejtori i observatorit Gabriel Zucman.

Sukses me offshoret
Rritja e pabarazisë së pasurisë në disa vende po nxit thirrjet që qytetarët më të pasur të mbajnë më shumë barrën tatimore ndërsa financat publike luftojnë për të përballuar plakjen e popullsisë, nevojat e mëdha financiare për tranzicionin e energjisë dhe borxhin e grumbulluar gjatë pandemisë Covid.

Megjithëse një pwrpjekje e koordinuar ndërkombëtare për taksimin e miliarderëve mund të zgjasë vite, Observatori vuri në dukje suksesin që qeveritë kanë pasur në disa drejtime, si përfundimi i sekretit bankar dhe reduktimit të mundësive tw kompanive shumëkombëshe për të zhvendosur fitimet në vendet me taksa të ulëta.

Nisja në 2018 e ndarjes automatike të informacionit të llogarisë ka reduktuar sasinë e pasurisë së mbajtur në parajsat tatimore me një faktor prej tre, vlerësoi observatori.

Një marrëveshje e vitit 2021 midis 140 vendeve do të kufizojë fushëveprimin e shumëkombësheve për të ulur taksat duke rezervuar fitime në vendet me taksa të ulëta, duke vendosur një dysheme globale prej 15% për taksimin e korporatave nga viti i ardhshëm.

“Diçka që shumë njerëz mendonin se do të ishte e pamundur, tani e dimë se mund të bëhet në të vërtetë,” tha Zucman. “Hapi i ardhshëm logjik është të zbatohet kjo logjikë për miliarderët, dhe jo vetëm për kompanitë shumëkombëshe.”

Në mungesë të një pwrpjekje të gjerë ndërkombëtare për një taksë minimale për miliarderët, Zucman tha se një “koalicion i vendeve të gatshme” mund të udhëheqë në mënyrë të njëanshme rrugën.

Megjithëse fundi i sekretit bankar dhe taksa minimale e korporatave i kanë dhënë fund konkurrencës prej dekadash midis vendeve për normat e taksave, mundësi të shumta mbeten për të ulur faturat tatimore, thuhet në raport.

Për shembull, të pasurit gjithnjë e më shumë e parkojnë pasurinë në prona të paluajtshme në vend të llogarive offshore, ndërsa kompanitë mund të shfrytëzojnë boshllëqet në minimumin e taksës së korporatës prej 15%.

Ndërkohë, qeveritë po konkurrojnë gjithnjë e më shumë për investime nëpërmjet subvencioneve në vend që të konkurrojnë vetëm me norma të ulëta tatimore, tha Observatori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *