25 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Miliona euro evazion/ Tatimet në Itali nisin ndjekjen e influencerëve të facebookut dhe instagramit

Autoritetet tatimore në Bolonja gjobitën 11 milionë euro 4 influencerë të njohur në rrjetet sociale, të cilët kishin një bazë ndjekësish prej më shumë se 50 milionë veta. Sipas tatimeve, influencerët kishin fituar dhjetra milionë euro të ardhura nga aktiviteti i tyre në rrjetet sociale, për të cilat nuk kishin paguar asnjë taksë.

Sektori i ekonomisë së krijuesve dixhitalë ka përjetuar një zgjerim të fortë vitet e fundit. Të ashtuquajturit influencerë fitojnë shuma marramendëse të ardhurash, përmes promovimit dhe marketingut në rrjetet sociale. Por shumica e këtij aktiviteti zhvillohet jashtë ombrellës fiskale. Tashmë autoritetet tatimore kanë nisur ndjekjen e influencerëve evazorë.

Guardia di Finanza dhe Agjencia e të Ardhurave kanë zhvilluar disa aktivitete hetimore, të cilat kanë mundësuar rekuperimin e miliona eurove të ardhurave aktuale të fituara nga influencuerë të njohur. Mbi bazën e këtyre rezultateve, tashmë është nisur një plan i përbashkët veprimi, nëpërmjet aktiviteteve inspektuese që do të kryhen në të gjithë sektorin e krijuesve dixhitalë.

Përveç aspekteve thjesht fiskale, Guardia di Finanza do të mund të verifikojë edhe respektimin e detyrimeve për përpunimin e të dhënave personale, në lidhje me të drejtën e autorit, mbrojtjen e markës tregtare dhe ndalimin e reklamave të fshehura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *