25 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Pallati i Kongreseve drejt prishjes? Fuksas fiton projektin për qendrën e re të konventave

Studio italiane Fuksas është shpallur fituese në konkursin për Qendrën e re të Konventave dhe Panaireve në Tiranë. Projekti që do të ndërtohet në Bulevardin e Ri parashikon një qendër kongresesh 12 mijë metra katrorë, dy kulla me 40 dhe 25 kate secila si dhe një hapësirë komerciale prej 23 mijë metrash.

Kompania ndërtuese është Usluga e Sadri Abazit. Kulla e parë, ajo me 40 kate do të ketë një lartësi prej 136 metrash dhe do të jetë objekt banimi me apartamente. Kulla e dytë me 25 kate do të shërbejë si hotel.

Konkursi për qendrën e re të konferencave u zhvillua në prill të këtij viti. Në garë morën pjesë 5 studio, por u shpallën si finaliste dy projekte. Ai i Fuksas dhe studios çeke Chybik+Kristof. Pak ditë më parë, studio Fuksas njoftoi zyrtarisht se fituesi përfundimtar ishte shpallur projekti i saj.

Pallati i Kongreseve

Ndërtimi i Qendrës së re të Konferencave dhe Panaireve nxjerr të tepërt Pallatin e Kongreseve. Ndonëse kjo godinë gëzon statusin e monumentit të kulturës, nën zë po flitet se Pallati i Kongreseve do të prishet për t’i hapur rrugën ndërtimit të kullave të reja.  

Pallati i Kongreseve u ndërtua për organizimin e kongreseve të Partisë së Punës, por edhe të festivaleve. Punimet për ndërtimin e tij filluan në vitin 1982 dhe përfunduan katër vite më pas në vitin 1986. Për ndërtimin e tij punuan ndërmarrjet më të mira në vend.

Ambientet brenda ndërtesës u projektuan në një mënyrë që pallati të ishte edhe shumëfunksional dhe çdo gjë e vendosur atje të përshtatej me aktivitetet që do te zhvilloheshin, një funksion që Pallati i Kongreseve vazhdon ta ruajë edhe sot pas 20 vjetësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *