14 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Spitali Amerikan dhe Ambasada Britanike bursa studimi në Angli për studentët ekselentë të mjekësisë

Mbështetja dhe promovimi i të rinjve ekselentë në fushën e mjekësisë është gjithmonë në fokusin e Spitalit Amerikan. Kreshnik Hoxha është studenti i talentuar i mjekësisë i cili ka përfituar bursë nga Spitali Amerikan, e akorduar nga CEO i spitalit Dr.Klodian Allajbeu, për të vijuar studimet master në Shkencat e Shëndetit Mendor në University College London në Britaninë e Madhe.

Ky sponsorizim vjen falë bashkëpunimit të shkëlqyer 3-vjeçar që Spitali Amerikan ka me Ambasadën Britanike në Shqipëri në kuadër të programit ndërkombëtar të bursave Chevening. Falë këtij programi shumë studentë të ekselencës mund të përfitojnë bursa studimi në universitetet më prestigjoze në Mbretërinë e Bashkuar, një mundësi shumë e mirë jo vetëm për të përfituar njohuritë dhe përvojën e vendeve më të zhvilluara, por edhe për t’i implementuar ato më pas në vendin e tyre.

Në kuadër të kontributit për përgatitjen e brezit të ri të mjekëve shqiptarë, prej vitesh Spitali Amerikan ka mbështetur me bursa studentët ekselentë të mjekësisë duke u ofruar kushte për aftësim dhe karrierë profesionale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *