15 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Vetëm 12% e të huajve fjetën në hotele

Vetëm 12 për qind e të huajve që hynë në vend në mars fjetën në një nga hotelet, bujtinat apo apartamentet me qira të vendit. Kjo rezulton të paktën sipas të dhënave zyrtare.

“Kjo tregon informalitetine lartë të sektorit. Shqipëria ka gati 48 për qind të kapaciteteve akomoduese i ka apartamente dhe vila jashtë sistemit tatimor Kjo dëmton sa arkën e shtetit, aq edhe konkurrencës mes subjekteve,” shprehet Zak Topuzi, kryetar i shoqatës së Hoteleri-Turizmit.

Megjithatë lajmi i mirë është që në raport me marsin e një viti më parë, akomodimet u zgjeruan me mbi 69 për qind. Nga më pas se 41 mijë të huaj që fjetën në strukturat akomoduese në vend në 2023-shin, marsin e këtij viti shifra arriti në mbi 68 mijë.

“Shqipëria ka 107 mijë shterët të regjistruar. Këtu përfshihen kotelet, bujtinat dhe apartamente. Kemi rreth 30 mijë apartamente me rreth 90 mijë shtretër jashtë sistemit. Ndaj kemi këto shifra. Ndoshta do të shohim efekte më pas si pasojë e ndryshimeve të ligjit për turizmin.”

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë ndërkohë se pjesa më e madhe e turistëve të huaj, gati 50 mijë u akomoduan në hotelet dhe apartamentet me qira kryesisht në Tiranë e Durrës. në Vlorë, Himarë dhe Sarandë qëndruan rreth 9 mijë e 200 të huaj, ndërsa pjesa tjetër u akomoduan në bujtinat e veriut të vendit.

A2 CNN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *