25 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

BB: Emigrantët kursejnë 100 milionë euro nga anëtarësimi i Shqipërisë në Zonën Europiane të Pagesave

Banka Botërore deklaroi se qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kenë përfitime të mëdha financiare nga anëtarësimi i Shqipërisë në Zonën Unike Europiane të Pagesave, që njihet si SEPA. Matija Laco shpjegoi se kostot e pagesave ndërkombëtare dhe dërgesave të emigrantëve nga jashtë do të ulen minimalisht me 10 herë.

“Nëse Shqipëria kalon në pagesa digjitale, mund të rrisim 1% të PBB-së. Sistemi i pagesave të modernizuara do të përmirësojë shumë remitancat, pasi emigrantët shqiptarë dhe familjet e tyre mund të kursejnë rreth 100 milionë euro vetëm me kosto remitancash, pra tarifat do të ulen me 3%. Ky nuk është vetëm kursim, por është edhe një rritje e parave që hyjnë në Shqipëri. Sa i takon integrimit në SEPA, nuk kemi të bëjmë vetëm me njerëzit, por edhe me bizneset. Bizneset shqiptare mund të kursejnë 10 herë më shumë për një transaksion të thjeshtë 5000 euro dhe deri në 17 herë më shumë nëse vlera rritet,” tha Laco. 

Gjatë fjalës së tij, Guvernatori Gent Sejko theksoi që përmes SEPA-s, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kryejnë pagesa dhe transferta sikur të ishin qytetarë të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas.

“Anëtarësimi i përshpejtuar në SEPA garanton trajtimin e shtetasve shqiptarë në mënyrë të njëtrajtshme me ata evropianë në fushën e pagesave. Përmbushja e këtij objektivi shënon dhe një nga hapat e parë drejt realizimit të angazhimeve në kuadër të Planit të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, që do të mundësojë përthithjen nga ana e Shqipërisë të fondeve të disponueshme dhe krijimin e një rruge më të qëndrueshme drejt anëtarësimit të vendit brenda vitit 2030, i cili është dhe objektivi jonë.”

1 Comment

  • leonard 8 Gusht, 2024

    Kursimet qe mbledhim nga puna jashte, tani i sjellim fare kollaj ne shqiperi…Kemi transferuar para me Posten Shqiptare
    shume shpesh….E rekomandoj këtë shërbim te Postes për këdo që ka nevojë të transferoje para ne Shqiperi.
    https://www.postashqiptare.al/c/52/transferta-te-parave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *