25 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Kontrata sekrete/ Gazetari rumun: Edi Rama paguan 7 mijë euro në muaj Florian Coldean për konsulencë

Një gazetar rumun ka deklaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama paguan 7 mijë euro në muaj për konsulencë ish shefin e diskretituar të shërbimeve sekrete rumune, Florian Coldea.

“Charles McGonigal ishte kreu i Kundërzbulimit në FBI, një gjuetar spiunësh. Epo, edhe amerikanët e arrestuan pasi e kapën duke i shitur “konsulencën” kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Në aktakuzën e prokurorëve amerikanë, ka edhe një emër interesant për njohësit: Dorian Ducka, “këshilltari” i kryeministrit të Shqipërisë, është mik shumë i mirë me Florian Coldean për bizneset e pista. Po sikur t’ju ​​thosha se zoti Coldea “konsulton” edhe kryeministrin e Shqipërisë për shumën prej 7000 eurosh në muaj,” shkruan gazetari Liviu Alexa.

Ish shefi i shërbimeve sekrete rumune, Florian Coldea, i njohur ndryshe edhe si Gjenerali i Zi, është vënë nën masë kufizuese nga prokuroria rumune për shkak të dyshimeve se është i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion. Sipas mediave rumune, Coldea ka ndihmuar operacionet e një rrjeti ndërkombëtar trafiku të drogës Meksikë-Shqipëri-Rumani duke shfrytëzuar edhe lidhjet e tij me qeverinë shqiptare.

Sipas këtyre mediave, Coldea po hetohet edhe nga FBI-ja amerikane për shitje të informacioneve sekrete, të cilat kanë dëmtuar SHBA-në. Këtë të premte Coldea u paraqit në zyrat e autoriteteve rumune për të njohur me masën e ndalimit të daljes jashtë vendit për 60 ditë, teksa hetimet vazhdojnë.

Deri më tani qeveria shqiptare nuk ka reaguar për akuzat e rënda të publikuara nga mediat rumune, të cilat pretendojnë se Coldea ka patur marrëdhënie të ngushta me kryeministrin e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *