25 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

“Sistem i pandershëm”/ Tabaku: Qeveria i fal taksat oligarkëve, takson sipërmarrësit e lirë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme para Gjykatës Kushtetuese, ku profesionistët e lirë kërkuan shfuqizimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat ndaj tyre, teksa seanca e parë do të mbahet më 18 Qershor.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se kemi të bëjmë me një taksim të pandershëm që vendoset në xhepat e 30 mijë profesionistëve të lirë. Sipas saj, një biznes i madh taksohet me 15%, ndërsa një Profesionist i Lirë që ka shpenzuar vite për t’u rritur profesionalisht dhe për të ofruar një shërbim taksohet me letra deri në 23% por në realitet taksimi i tij shkon mes 30% deri në 50%.

Tabaku deklaron se sistemi i pandershëm dhe i korruptuar fiskal që ka vendosur qeveria socialiste promovon pandershmërinë ndërsa fal nga taksat një pakicë oligarkike që ka monopolizuar tregun.

Reagimi i plotë i Tabakut:

Në 18 qershor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e dërguar nga Gruoi Parlamentar i PD dhe së paku 4 grupe të tjera interesi; Taksimin e Profesioneve të Lira.

Një taksim i pandershëm që vendoset në xhepat e 30 mijë profesionistëve të lirë, ndërsa një biznes i madh taksohet me 15% një Profesionist i Lirë që ka shpenzuar vite për t’u rritur profesionalisht dhe për të ofruar një shërbim taksohet me letra deri në 23% por në realitet taksimi i tij shkon mes 30% deri në 50%.

Një hotel me 5 yje në mes të Tiranës, apo një rezort që ndërtohet në jug/veri paguan taksa të reduktuara ndërsa shërbimet që ofron i ka me 5% TVSH. Një profesionist i lirë që punon çdo ditë për të siguruar një kontratë pune do t’i duhet të paguajë deri në 50% taksa.

Sistemi i pandershëm dhe i korruptuar fiskal që ka vendosur qeveria socialiste promovon pandershmërinë ndërsa fal nga taksat një pakicë oligarkike që ka monopolizuar tregun ndërsa takson deri në 50% çdo sipërmarrës të lirë në fushën e profesioneve të lira.

Ky është një sistem i pandershëm dhe korrupt që duhet rrëzuar sepse është antikushtetues! Prandaj në 18 qershor duhet të jemi duke pritur së bashku një vendim qe duhet të na rikthejë në binarët e kushtetutës!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *