Ish-kryeministri, Sali Berisha në një dalje për mediat ka hedhur akuza ndaj SPAK se me 15 urdhërarrestet e një dite më parë për aferën e inceneratorit të Tiranës shpallën amnistinë ndaj vjdhjes së shekullit.
Sipas tij dje SKAP-istët shpallën amnistinë ndaj vjedhjes së shekullit nga Veliaj, Rama, Engjëll Agaçi dhe Artur Metani.
“Siç dhe kisha paralajmëruar për vjedhjen e shekullit, akti më criminal në historinë e drejtësisë shqiptare. Dje SKAP-istët shpallën amnistinë ndaj vjedhjes së shekullit nga Veliaj, Rama, Engjëll Agaçi dhe Artur Metani. Për aferën e cila shkon në total 1 miliardë euro, për aferën e djegësit të Tiranës që shkon në 30 vjet 1 miliardë euro. Këto nga SKAp-I u amnistuan në aktin më kriminal në ata që amnistuan dje me vendimin e tyre për të arrestuar 2 drejtor të bashkisë së Tiranës Tusha dhe Simixhiu ata kryen një vendim të shëmtuar. Amnistia është atribut I Parlamentit. Ajo që ndodhi mbrëmë është akti më I pashembullt që nga themelimi I shtetit shqiptar deri sot.”, tha Berisha