25 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Biznesi i ri/ Pronarët e qirave afashkurtra në Europë fituan 28 miliardë dollarë këtë verë

Thyerja e rekordeve duket se është tema e verës së sivjetme në Evropë! Qiratë afatshkurtra në kontinent panë kërkesë të paprecedentë në qershor dhe korrik, por gushti arriti një rekord të ri kërkese. Sipas të dhënave të Airbnb, gjatë muajit gusht Europa regjistroi 53.7 milionë netë qëndrime të rezervuara përmes kësaj platforme, ccka përbën rekordin historik të netë qëndrimeve në një muaj të vetëm.

Në total, për sezonin e verës tregu i qirave afatshkurtra në Europë shënoi një bum të jashtëzakonshëm këtë vit. Sipas të dhënave, nga qershori deri në gusht pronarët e apartamenteve dhe vilave ofruan 219.5 milionë netë qëndrimi të disponueshme për për qira ose 10.5 për qind më shumë se një vit më parë. Nga këto, u rezervuan 145.4 milionë netë qëndrimi me një rritje prej 10 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Fitime rekord
Pergjatë tre muajve të verës, të ardhurat nga qiratë afatshkurtra në Europë arritën 27.9 miliardë dollarë, ose 27 për qind më shumë se vera e vitit të kaluar. Pronarët e apartamenteve dhe vilave të listuara për qira afatshkurtra korrën korrën përfitimet e një vere rekord në vitin 2023, pasi panë kapacitet më të madh të shfrytëzimit dhe çmime më të larta.

Norma e zënies në të gjithë kontinentin ishte 66.2% këtë verë, ndërsa ccmimi mesatar ditor rezultoi mesatarisht 176 €, një rritje mbresëlënëse prej 16% në vit. Ccmimet mesatare ditore në 20 vendet më të mira europiane variuan nga 62 euro deri në 156 euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *