5 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Çështja CEZ-DIA/ Klodiana Lala: Të njohurve të Metës u janë sekuestruar celularët

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga hetimet e çështjes CEZ-DIA.

E ftuar në emisionin Të Paeskpozuarit me Ylli Rakipin, gazetarja ka deklaruar se kjo çështje është drejt fundit për shkak të mbarimit të afateve pasi dosja është në Prokurori prej 3 vitesh.

Gjithashtu gazetarja Klodiana Lala është shprehur se, ka informacion se njerëzve të njohur të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëpuntëores më të ngushtë të Monika Kryemadhit u janë sekuestruar celularët nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe janë duke u parë të gjitha lëvizjet e saj në sistemin TIMS, për shkak se ajo ka patur udhëtime të shpeshta drejt Britanisë së Madhe.

“Çështja CEZ-DIA është nisur prej 15 vitesh. Është pushuar nga prokuroria e Tiranës, është rikthyer nga gjykata e Tiranës për së dyti, ka patur një komision hetimor dhe u mbyll vetëm me dënimin e Kastriot Ismailaj, që kishte një kompani dhe ishte kontraktuar nga çekët e CEZ për mbledhjen e borxheve. Rezultoi se kjo kompani nuk pati rezultat dhe sot e ka përfunduar dënimin.

Gjatë vitit 2020 pas një padie të juristit Romeo Kara, Prokuroria e Posaçme e hapi hetimin për z. Meta, ministrin e asaj kohe, që nuk është marrë direkt me procedurat, por është tamam si në rastin e z. Ahmetaj. Ka patur një dëshmi të ish-drejtorit të CEZ, që thotë se Kastriot Ismailajn ma ka sjellë dhe sugjeruar z. Ilir Meta. Ndërkohë që ka një dëshmi të Elvis Matës. SPAK tashmë nuk po merret vetëm me çështjen e firmave. SPAK është duke parë marrëdhënien mes z. Meta dhe z. Ismailaj, ka patur udhëtime, ka patur përfitime financiare, transferta të ndërsjella.

Unë kam informacion që njerëzve të njohur të Ilir Metës u janë sekuestruar celularët. Njërës nga bashkëpunëtoret më të ngushta të zonjës Kryemadhi i është sekuestruar celulari nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe janë duke u parë të gjitha lëvizjet e saj në sistemin TIMS, për shkak se zonja ka patur udhëtime të shpeshta drejt Britanisë së Madhe.

Z. Meta është pyetur dy herë dhe e dyta pasi kanë ardhur letër-porositë, qëndrimi që ka patur Meta në Pragë. Është sekuestruar edhe dosja e z. Ismailaj dhe pak para se të lirohej është marrë një dëshmi e tij e gjatë.

Mendoj se kjo çështje do të marrë fund së shpejti për shkak të afateve, se kanë kaluar 3 vite nga dosja në prokurori. Aty ka dyshime për korrupsion dhe pastrim parash”-tha Lala./ CNA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *