14 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët të 4 muajve

Çmimi i naftës ra me rreth 5% të enjten duke cekur nivelin më të ulët në katër muaj, i diktuar nga rënia e kërkesës në shkallë globalë dhe prodhimi rekord në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontratat e së ardhmes së Brent u ulën me 3,76 dollarë ose 4,6 për qind duke arritur në 77,42 dollarë për fuçi. Nafta e papërpunuar West Texas Intermediate (WTI) ra 3,76 dollarë ose 4,9%, në 72,90 dollarë. Të dy Brent dhe WTI u tregtuan më parë në nivelin më të ulët që nga 7 korriku, përkatësisht me 76.60 dollarë dhe 72.16 dollarë.

Rënia e naftës këtë javë u shkaktua kryesisht nga një rritje e madhe e rezervave në SHBA dhe prodhimi në nivele rekord, ccka sipas analistëve shkaktoi shqetësime për kërkesën e dobët në konsumatorin më të madh të naftës në botë.

JPMorgan tha të premten se gjurmuesi i kërkesës globale për naftë tregoi se kërkesa ishte mesatarisht 101.6 milionë fuçi në ditë (bpd) në gjysmën e parë të nëntorit, 200,000 fuçi në ditë më e ulët se parashikimi i saj për muajin.

Analistët thanë se rënia e fundit e çmimeve ka të ngjarë të bëjë gjithashtu Arabinë Saudite të zgjasë uljen e saj të prodhimit të naftës prej 1 milion fuçi në ditë edhe në vitin 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *