14 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Dronët Bajraktar në bazën e NATO-s në Kuçovë kushtojnë 8 milionë euro

Komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ferdinand Dimo ka qenë i ftuar sonte në emisionin “Opinion” ku ka treguar se çfarë armatimesh do mbërrijnë në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Dimo theksoi në bazën e Kuçovës do të ulen avionë F-16 të Forcave Amerikane. Po ashtu u shpreh se në bazë ka 3 dronë bajraktar. Sipas Komandantit këto lloj dronesh kushtojnë 8 milionë euro.

Po ashtu nënvizoi se ka ambiente akomodimi, duke theksuar se në bazën ushtarake ka rreth 200 shtretër.

Dimo u shpreh se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është e vetmja në Ballkanin Perëndimor dhe se ky ishte vendimi më i mirë i NATO-s.

“Kemi 3 dronë bajraktar , janë dronë të armatosur. Drone të tillë kushtojnë 8 milionë euro. Avionë luftarak nuk kemi. Ne parashikojmë të pajisemi me sistemin antidron.

Në planin e zhvillimit janë duke u montuar elementë shtesë. Në bazën ushtarake në qendër të Kuçovës ka 200 shtretër.

Po krijohet ambienti rekreacioni. Është e vetmja bazë taktike e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, ka qenë vendimi më i mirë i NATO-s”, tha Dimo./ CNA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *