25 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Eksportuesit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit/ “Janë ndezur llambat e kuqe të ekonomisë”

SCAN TV

Eksportuesit kërkojnë nga shteti ndërhyrje emergjente për të ndalur rënien e shkëmbimeve tregtare të vendit dhe veçanërisht tkurrjen e fortë të eksporteve. Në një intervistë për SCAN TV, kreu i shoqatës së eksportuesve, Alban Zusi, thekson se rënia drastike e eksporteve gjatë muajit Gusht, por edhe e importeve, tregon që ekonomia ka dhënë alarmin dhe ka nevojë për ndihmë.

Si pasojë e kësaj situate që vazhdon prej muajsh, bizneset prodhuese kanë ngrirë investimet dhe kanë ulur kreditimin.

Në nisje të muajit Shtator, eksportuesit kanë publikuar një studim sipas të cilit humbjet për shkak të forcimit të lekut arrijnë deri në 35 milionë euro.

Ndërsa kanë kërkuar nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë marrjen e masave, siç janë shkurajimi i përdorimt të valutës në transaksione brenda vendit si dhe të konsiderohet opsioni që kursi i këmbimit me euron, të jetë gjysëm i lirë.

Nga Ministria e Finanave, kanë kërkuar ngrije të tatim-fitimit për vitin 2023, i cili parapaguhet; rimbushim i përshpejtuar i TVSH brenda një afati 10-15 ditësh si dhe të miratohet buxhet suplementar në formë subvencioni. Por pavarësisht se kanë kaluar afro 3 javë, ende nuk ka asnjë reagim.

Muajin e kaluar eksportet ranë me 22 për qind krahasuar me gushtin e një viti më parë, ndërsa në total për 8 muajt e parë të vitit eksportet e kompanive shqiptare në tregjet e huaja janë 265 milionë euro më të ulëta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *