25 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Gati Orikum-Dukat/ Rama: Investim infrastrukturor që u shërben flukseve turistike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga rruga, siç e quan ai, “panoramike”, Orikum-Dukat. Sipas tij, ky investim infrastrukturor u shërben flukseve turistike të këtij sezoni, lehtëson trafikun dhe shkurton distancat për në plazhet e bukura të jugut.

“Mirëmëngjes,

dhe me rrugën panoramike Orikum-Dukat, një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, duke lehtësuar trafikun dhe shkurtuar distancat për në plazhet e bukura të jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Rruga Orikum-Dukat ka një gjatësi 14.7 kilometra. Ky aks nis nga Porti i Jahteve dhe përfundon në Urën e Shën Elizës, ku më pas do të lidhet me Tunelin e Llogarasë. Rruga u dha me koncesion në vitin 2018, dhe kostoja e saj përllogaritet në 50.5 milionë euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *