5 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Nënshkruhet marrëveshja e pensioneve me Italinë, u njihen vitet e punës 500 mijë shqiptarëve

Firmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve për punonjësit shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali si dhe për punonjësit italianë që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Nga kjo marrëveshje janë 500 mijë shqiptarë që përfitojnë.

“Një marrëveshje shumë e rëndësishme, kishte rreth 15 vite që prisnim këtë firmë, firmë të cilën e formalizuam sot dhe garanton të drejtat e punonjësve Italian në Shqipëri apo të punëtorëve shqiptarë në Itali për pensionet dhe mendoj që ky vendim I përbashkët I Tiranës dhe Romës dhe anasjelltas ofron për shumë persona një siguri, dhe një proskeptivë për të ardhmen.”

“Është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që punojnëdhe jetojnë në Itali por edhe për të gjithë italianët që punojnë në Shqipëri. 15 vjet një përpjekje shumë të rëndësishme sapo u firmos.”

Pas nënshkrimit, marrëveshja do të ratifikohet nga të dyja shtetet. Nga kjo marrëveshje punonjësit e dy shteteve do të përfitojnë sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, pensionin familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen si dhe sigurimin e papunësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *