25 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Pas pikës së voçkël të Manastirit, Kumbaro jep garanci edhe për ligjin e zonave të mbrojtura

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro foli jashtë Kuvendit për miratimin sot në Parlament të ligjit për Zonat e Mbrojtura, një ligj i kundërshtuar nga opozita.

Pas garancisë së famshme për pikën e voçkël që betonizoi Manastirin, ministrja e Turizmit ka dhënë një tjetër garanci. Në një prononcim për mediat Kumbaro tha se ligji për Zonat e Mbrojtura nuk dëmton mjedisin dhe se nuk shkel direktivat e parashikuara nga BE-ja. Ministrja theksoi se amendamente e ligjit u miratuan sot pas një konsultimi të gjerë publik me qytetarë të shoqërisë civile dhe organizata mjedisore.

Gjatë fjalë së saj Kumbaro tha se nuk do të preket sipërfaqja e territoreve të zonave të mbrojtura dhe se nuk do të ketë ndarje të territoreve të zonave të mbrojtura me bashkitë. Sipas ministres amendamentet që u miratuan sot hapin rrugë për rregulla më të qarta në zonat e mbrojtura.

Mirela Kumbaro: Ndërkohë në informacion e të gjithëve në transmetime direkte ka pasur shumë konsultime publike, kam pasur takime formale dhe informale me organizata mjedisore dhe qytetarë të shoqërisë civile..Dua të kujtoj këtu lumin Vjosa që falë një bashkëpunimi disa vjeçar u shpall me 480 km rrjedhimore lumi me tre degët e veta park kombëtar, i vetëm që ka ngelur i egër në Europë. ..Nuk do të preket sipërfaqja e territoreve të zonave të mbrojtura. Nuk do të ketë ndarje të territoreve të zonave të mbrojtura me bashkitë. Amendimet që u miratuan sot hapin rrugë për rregulla më të qarta në zonat e mbrojtura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *