12 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

PD: Qeveria po “kafshon” miliona m2 Zona të Mbrojtura në interes të investitorëve strategjikë për betonizim

Partia Demokratike ka denoncuar gjatë ditës së sotme vendimet e qeverisë që miliona metër katrorë, Zona të Mbrojtura i ka dhënë për ndërtime dhe betonizim në interes të investitorëve strategjikë të rilindjes. Ndërkohë sipas drejtuesit të departamentit të pyjeve dhe kullotave në PD, Hasan Cani, SPAK nuk ka nisur asnjë hetim për këtë çeshtje.

DEKLARATË PËR MEDIA E DREJTUESIT TË DEPARTAMENTIT TË PYJEVE DHE KULLOTAVE NË PD, HASAN CANI

Të nderuar qytetarë,

Ka vite që qeveria shqiptare nuk ndalet në shkatërrimin e Zonave të Mbrojtura, e vetmja pasuri natyrore me vlera Kombëtare dhe Ndërkombetare mbetur ende pa u rrënuar.

e VKM nr.172 të 27 shkurtit 2019, qeveria ndau sipërfaqe të tëra në ZM në llokma për interesin e Investitorëve Strategjik. Me pas këtyre sipërfaqeve, me VKM, iu hoq statusi i ZM dhe janë në gjendjes të lirë për tu betonizuar. Bëhet fjalë për 13 762 000 m2.

Shpallja ZM të këtyre siperfaqeve është bërë me studime të ekspertëve me te mire, në zbatim te 7 Konventave Nderkombetare te ratifikuara ne Parlament. Ato mbrohen dhe menaxhohen nga një bazë ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto siperfaqe, për shkak të vlerës që bartin, janë në pjeset me strategjike te ZM.

Këto ndryshimet te statusit janë bërë pa marrë parsysh kufizimet dhe detyrimet e Konventave dhe Bazës Ligjore.

Para 3 vitesh PD ka dërguar në SPAK disa kallëzime penale për kafshim të Zonave të Mbrojtura Mjedisore si psh:

(1) Parku Kombëtar i Dajtit që u kthye në guroren e Gjoka Konstruksion,

(2) Monumenti i Mjedisit “Uji i Ftohtë” në Tepelenë u përdor për hotel në dhunim ligji.

Ndërkaq Zonat e Mbrojtura Mjedisore kanë vijuar të kafshohen, që nga Grykederdhja e Bunes deri ne Kepin e Stillos (pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit). Ky park po kafshohet me ndertim te 600 vilave për xhepin e Edi Ramës, siç po ndodh edhe në Gjirin e Manastirit nga vëllai i Gjiknurit.

Duke mos u mjaftuar me kaq qeveria ka ndërmarrë një nismë për ndryshimin e ligjit të ZM duke mos u konsultuar me askënd. Qellimi kryesor eshte shkatërrimi përfundimtar i kësaj pasurie natyrore për qëllime përfitimi.

SPAK nuk ka nisur asnjë hetim.

PD dënon ashpër dhe është kundër cënimit të Zonave të Mbrojtura, pasi bëhet për interesa te korruptive e për asgjë tjetër. Tjetërsimi i pasurive publike kombëtare në favor të ndërtuesve të oborrit të pushtetit të Edi Ramës është një krim për të cilin do të përgjigjet si kryeministri ashtu dhe ndërtuesit e tij.

Partia Demokratike kërkon:

Kthimin e Statusit Mbrojtës të këtyre zonave, që mbartin jo vetëm vlera kombetare, por dhe nderkombetare.

Hetimin e ndryshimeve dhe studimeve te bera per ndyshimin e statusit.

Hetimin e fondeve dhe tenderave qe behen ne ZM që çdo vit kapin vlera marramendëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *