25 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria heqin kufijtë për lëvizjen e punonjësve nga 1 marsi

Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë nënshkruar dy protokolle për krijimin e një tregu të lirë pune si pjesë e nismës rajonale të Ballkanit të Hapur, tha të hënën qeveria e Serbisë.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se këto dokumente do të mundësojnë që nga 1 marsi të hyjë në fuqi një treg plotësisht i lirë i punës në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Vendet ranë dakord për dy protokolle – një për akses të lirë në tregun e punës të Ballkanit Perëndimor dhe një tjetër për integrimin e një skeme elektronike identifikimi për qytetarët e rajonit.

Nisma rajonale e Ballkanit të Hapur mori formë në vitin 2019 kur Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ranë dakord të krijojnë një zonë ekonomike për 12 milionë njerëz, duke hapur kufijtë e tyre si për njerëzit ashtu edhe për produktet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *