15 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Uncategorized

Shkollat e mesme më të mira të Europës mbërrijnë në Tiranë/ Mundësi studimi për të rinjtë shqiptarë

Arsimi i duhur të hap dyert e një të ardhme të sigurt dhe të sukseshme. Prindërit shqiptarë njihen veçanërisht për faktin që i kanë të qarta objektivat e tyre për arsimin e fëmijëve në shkollat më të mira jashtë vendit dhe prandaj edhe zgjedhin sa me herët regjistrimin ne kurset e gjuhëve të huaja në Shqipëri dhe shpesh vitet e fundit zgjedhin të fillojne studimet jashtë vendit që nga niveli i shkollës së mesme.

Integral Albania vjen në ndihmë të familjeve shqiptare duke sjellë në Tiranë shkollat më të mira të mesme në të gjithë botën, nga Angli në Spanjë, Gjermani, Francë e deri në SHBA.

Sëbashku me to vjen edhe një koleksion i pasur propozimesh dhe ofertash për kampet verore të cilat shërbejnë jo vetëm si momente pushimi për të rinjtë dhe fëmijët, por sidomos si mjeti më i mirë për integrimin e tyre në një botë të panjohur, në një kulturë të re dhe ndryshe nga e tyrja. Është ky hapi i parë drejt studimeve jashtë vendit.

Dhe për këtë prezantim vjen posaçërisht nga Londra, Britania e Madhe ajo që njihet ndryshe si mbretëresha e kampeve verore, ekspertja britanike e kampeve verore Helen Lami. Një atmosfere informacioni dhe edukimi në sharmin britanik shoqëruar me çajin klasik dhe bisedën e ngrohtë në gjuhën shqipe të cilën Helena e njeh shumë mirë. Me 30 vite eksperiencë në fushën e arsimit Helen do të japë këshilla të personalizuara për fëmijën tuaj.

Kampet verore janë shërbimi më i mirë që mund të bëni për të ardhmen e fëmijës suaj. Ato shërbejnë për mësimin e gjuhës, përmirësimin e saj, për njohjen e një mendësie të re duke i bërë të rinjtë më të hapur dhe bashķëpunues, por mbi të gjitha i provon ata në jetesën larg familjes, larg përkujdesjes familjare duke iu mësuar pavarësinë, liritë dhe përgjegjësitë që vijnë bashkë me të.

E njëkohësisht për të zhvilluar një jetesë më të pasur sociale. Veçanërisht të rinjtë të cilët do të zgjedhin udhëtimet në grup do të ndiejnë shijen e bashkëjetesës dhe ndërveprimit me moshatarët e tyre shqjptarë ose të huaj, të komuniteteve apo kulturave nga më të ndryshmet.

Eksploroni për shumëllojshmërinë e kampeve verore dhe shkollave të mesme prestigjoze në botë. Zbuloni përfitimet që sjell arsimi ndërkombëtar, merrni një hartë të qartë të udhëtimit, arsimit dhe organizimit të kohës së lirë të fëmijës suaj jashtë vendit.

Aktiviteti zhvillohet ditën e enjte, datë 18 prill, nga ora 17.00 – 19.00 pranë hotel Xheko Imperial për të mësuar më shumë. Çmimet, ofertat, kampet me udhëtime individuale apo në grup.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *