14 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Wizz Air ndërpret kontratën, call centeri shqiptar flak në rrugë 54 operatorë, nuk u jep as rrogat

Mua më detyrohet 600 euro. Mua 700, ndërsa mua 800 euro’ Këta persona janë ish-operatorë të ‘Alfa Solutions’, kompanisë shqiptare që ofron shërbime call center-i, e cila jo vetëm iu ka ndërprerë kontratën, por refuzon t’i paguajë për punën që kanë bërë.

 

‘Mua më detyrohet 600 euro. Mua 700, ndërsa mua 800 euro’ Këta persona janë ish-operatorë të ‘Alfa Solutions’, kompanisë shqiptare që ofron shërbime call center-i, e cila jo vetëm iu ka ndërprerë kontratën, por refuzon t’i paguajë për punën që kanë bërë.

Por cila është arsyeja që kompania ka prishur marrëdhëniet me palën e tretë? Wizz Air-in në këtë rast.

‘Kompania thotë që ka pasur një rrjedhje informacioni, një vjedhje dhe nuk kemi një informacion të saktë. Nuk është shpjeguar çfarë lloj vjedhje është bërë. Na thonë që do ju paguajmë, por kemi një proces gjyqësor me ta. Ne jemi hallexhinj, studentë, kemi probleme, qira dhe nuk mund të presim një gjyq që mund të zgjasë muaj, ose vite….’

Sepse fundja, këta të rinj janë të punësuar me një kontratë në të cilën nuk thuhet në asnjë rresht se në rast problemesh mes dy kompanive, ata nuk do të paguhen. Pra, kemi të bëjmë thjeshte me një refuzim absurd të pronarit për të dhënë rrogat.

‘Mua më kanë mbetur 650 euro vetëm për gushtin, por nuk kemi marrë ende një dokument që marrëdhënia është ndërprerë dhe kështu kemi edhe shtatorin. Mua më kanë mbetur rreth 600 euro. Detyrimi është 700. Mua 580 euro. Mua 800 euro. Janë rreth 600 euro, por nuk mund të na flakin në rrugë kështu si një leckë, se nuk është korrekte. Mua 600 euro. Diku te 650 euro.’

E te mendosh se këta janë vetëm një pjesë e vogël e punonjësve të papaguar. Lista është shumë e gjatë me individë, rroga e të cilëve varion nga 300 euro deri më 2 mln lekë.

Përveç detyrimeve, vete largimi nga puna e 54 personave brenda një dite, është sa e pamoralshme, aq edhe ne shkelje me dy këmbë të kodit të punës.

TPZ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *