14 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Bota kthen sytë nga bërthamorët/ Fuqitë e mëdha pakt për të trefishuar prodhimin e energjisë nga nuklearët deri në 2050-ën

Në samitin e Cop28 në Dubai ishte dita e rinisjes së energjisë bërthamore, e cila u kthye në qendër të debatit në komunitetin ndërkombëtarë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Në fakt, janë rreth njëzet vende – përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar – që kanë nënshkruar një pakt me synimin për të trefishuar prodhimin e energjisë atomike deri në vitin 2050. Sepse energjia bërthamore “e pastër”, gjenerata e fundit, shihet si alternativa më e fuqishme e aftë për të garantuar një zhvillim vërtet të qëndrueshëm në të ardhmen.

Njoftimi – i cili u mbështet edhe nga mikpritësit e samitit, Emiratet e Bashkuara Arabe – u bë nga “cari” i klimës së Shtëpisë së Bardhë, John Kerry dhe presidenti francez, Emanuel Macron. Ndërsa kryeministri belg, Alexander De Croo, ka njoftuar se vendi i tij do të organizojë samitin e parë botëror bërthamor në mars të vitit 2024, së bashku me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Ka vetëm një objektiv: të arrihen objektivat e emetimeve neto zero deri në mesin e shekullit.

Investimet e paralajmëruara në të dy anët e Atlantikut. “Gjatë dy viteve të ardhshme ne do të investojmë 2.3 miliardë euro nga buxheti i BE-së për të mbështetur tranzicionin e energjisë në fqinjësinë tonë dhe në mbarë botën.” Këtë e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me rastin e nisjes së angazhimit global për energjinë e rinovueshme dhe efiçencën e energjisë në COP28 në Dubai.

Fondet integrohen “me iniciativën e Global Green Bond”, e shpallur në qershor, nënvizoi von der Leyen, duke theksuar se BE dhe vendet anëtare janë të përkushtuara të investojnë “mbi 20 miliardë euro në bashkëpunimin energjetik vetëm në Afrikë”.

Big Oil zotohet për të ulur emetimet
50 prodhuesit më të mëdhenj të naftës – përfshirë Exxon dhe Aramco – janë zotuar të reduktojnë emetimet e tyre, duke përfshirë emetimet e metanit. Marrëveshja u njoftua si pjesë e COP28 dhe kritikohet nga disa aktivistë të klimës, të cilët e kanë përcaktuar atë si një “mbrojtje”. 50 gjigantët përfaqësojnë 40% të prodhimit global të naftës. “Nëse duam të përshpejtojmë përparimin në axhendën e klimës, duhet t’i mbajmë të gjithë përgjegjës”, tha presidenti i Cop28.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *